KORCE – Reth 70 familje të fshatit Biranj të rrethit të Korçës, prej 7 vitesh jetojnë me rrezikun e shembjes së banesave të tyre, pasi sipër këtij fshati ndodhet një rezervuar, i cili gjatë shirave rrezikon t’i përmbytë banesat.
Banorët e fshatit tregojnë se prej vitesh kanë vuajtur pasojën e këtij rezervuari që shfrytëzohet privatisht nga një banor i zonës për rritjen e peshkut, ndërsa thonë se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime të shumta nga lagështira dhe rrëshqitja e tokës.
Ndërkaq, krahas shtëpive, në të njëjtin rrezik ndodhet edhe shkolla e fshatit.
Sipas banorëve, rreziku më i madh i përmbytjes së shtëpive të tyre, ekziston më së shumti gjatë reshjeve të shiut, pasi tejmbushja e rezervuarit bën që uji të vërshojë jashtë duke përmbytur gjithçka.
Përmbytja e fundit për këta banorë ka qenë me 24 qershor të këtij viti, teksa ata rrëfejnë se si para syve të tyre shtëpitë notonin nën ujë. Për këtë arsye banorët kërkojnë tharjen e rezervuarit, shqetësim të cilin e kanë ngritur në mënyrë të vazhdueshme edhe pranë Këshillit të komunës, ku kanë firmosur dhe një peticion me 140 firma për tharjen e rezervuarit.
Vetëm 3 javë më parë, sikurse pohojnë banorët, Këshilli i komunës mbështeti kërkesën e tyre, por deri tani nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e kësaj situate
(da.is/gm/Shqiptarja.com)
(Në foto: Shtëpi në fshatin Biranj, Korçë)
/Shqiptarja.com