Korçë/ 'A ka njeri të më ndihmojë', Burri përdorues droge, e thirri për sqarim, por i vuri zjarrin gruas me benzinë e iku me vrap

Korçë/ 'A ka njeri të më ndihmojë', Burri përdorues droge, e thirri për sqarim, por i vuri zjarrin gruas me benzinë e iku me vrap

Melisa dhe Bledar Trëndafili

Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, vetëm për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur Elton alias Bledar Trëndafilin, për shkak se ai ishte kthyer në përdorues i rregullt droge.

Para divorcit faktit dhe para ngjarjes së rëndë, gruaja i kishte kërkuar në shumë raste që burri i saj të hiqte dorë nga konsumimi i drogës, por kërkesat e saj kishin rënë në vesh të shurdhër.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se tashmë policia dhe prokuroria e Korçës, kanë të zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë, pasi e gjithë situate kriminale është filmuar nga një kamera sigurie që ndodhej e instaluar në zonë.

Në pamjet filmike duket se Melisa Trëndafili takohet me bashkëshortin e saj dhe në mënyrë të befasishme ky i fundit fillon e spërkat në trup me një bidon të cilin e kishte mbushur me benzinë.

Edhe pse gruaja bën rezistencë, burri i saj Elton Trëndafili arrin ta mposhtë fizikisht duke ushtruar dhunë mbi të, duke i vënë zjarrin me shkrepëse dhe më tej në pamjet filmike largohet më vrap.

E mbuluar nga flakët Melisa Trëndafili që ndodhej mes kalldrëmit të rrugës, mundi të nxjerrë vetëm një klithmë të fortë: “...A ka njeri të më ndihmojë...?”.

Liljana Bamllari, një banore që jeton në rrugicën ku ndodhi ngjarja deklaroi në polici se:”...rreth orës 16:30, dëgjoi një zë femre që bërtiste "...A ka njeri të më ndihmojë...!?".

Gruaja doli jashtë në rrugë dhe pa një vajzë të përfshirë nga flakët dhe një djalë që iku me vrap. Ndërkohë që vajza hyri në banesën e saj, ku ajo dhe komshija tjetër Eli, e ndihmuan, fikën zjarrin dhe i hoqën rrobat, më pas erdhi ambulanca e mori.

Liljana Bamllari, i tregoi policisë se nuk e njeh vajzën që u dogj dhe nuk e fiksoi djalin që iku me vrap, pasi ishte e tronditur nga ajo që kishte parë.

Të njëjtat rrethana ka deklaruar dhe burri i Liljanës, i cili ka sqaruar se kanë ndihmuar vajzën e re, deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.

Ndërkohë policia ka shkuar me urgjencë në spitalin e Korçës duke marrë dëshminë e nënës së dy fëmijëve Melisa Trëndafili, e cila edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore kanë përshkruar për policinë të gjithë ngjarjen e rëndë.

Melisa në rrëfimin e saj ka treguar se:

“...rreth orës 16:00 ose diçka më shumë, më telefonoi bashkëshorti im Elton Trendafili, dhe më tha:”...hajde të flasim të sqarohemi...”. Unë dhe Eltoni, jemi të martuar, por prej muajit Nëntor 2023 ne nuk jetojmë më bashkë, por nuk jemi ndarë me gjyg. Unë shkova tek banesa, pranë Fast-Food "Theo Zoi", nuk arrita të futesha brenda, më hodhi benzine dhe me vuri flakën duke ndezur një shkrepëse dhe u largua. Atje më pas më ndihmoi një plakë, që rri aty afër dhe nuk kujtoj më asgjë. Me Eltonin kemi pasur probleme, pasi ai drogohet. Nuk e di ku shkoi, ai nuk ka makinë në pronësi. Ne kemi dy fëmijë bashkë, djali 7-vjeç dhe vajza 4-5 vjeç. Nuk arrita të futesha në shtëpi, atje është shtëpia e mamase time Sonila dhe bashkëshortit të saj Alfred Bode, atje unë rri bashkë me fëmijët pas ndarjes faktike nga Eltonin...”.

Por marrja në vijim e kësaj dëshmie është ndërprerë nga oficerët e policisë, pasi Melisa Trëndafili duhet të transportohej urgjent në repartin mjekësor të djegieve në Tiranë. Për më tepër ajo nuk ka qenë në gjendje as të firmoste procesverbalin pasi duart e saj ishin totalisht të djegura.

Për këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe vëllai i Melisa Trëndafilit, Mario Metaj, i cili ka treguar në polici se ditën e ngjarjes, motra e tij Melisa Trëndafili ishte kthyer nga puna dhe kishte shkuar në banesën ku jetojnë bashkë.

“...rreth orës 15:30-16:00 i kishte thënë: "...Unë po iki sepse ka ardhur ai i çmenduri...", ku i referohej bashkëshortit të saj Elton Trëndafili dhe doli ta takonte atë. Pas rreth 5 minutash dëgjoi zërat e tyre, që debatonin, ai e pyeste Melisën se me kë po fliste dhe dëgjoi derën e jashtme të banesës, që u hap dhe u mbyll përsëri, por nga oborri, nuk pa njeri dhe mendoi se do jenë larguar. Pa arritur të futej brenda, dëgjoi të thirrurat e motrës së tij, mendoi se Eltoni po e dhunonte fizikisht dhe doli me vrap, kur doli tek dera dëgjoi të qarën e motrës dhe po shkonte nga vinte zëri. Përballë  tij kaloi Elton Trëndafili, që po ecte normalisht, jo me vrap...”.

Ai tregon se pasi pa të motrën disa shtëpi më poshtë dhe i thanë që ishte djegur, kur shkoi të merrte telefonin e tij në banesë, në shtëpinë ngjitur me të tijën, pa Eltonin të ulur tek shkallët dhe i tha:"...Çfarë bëre...", ndërsa ai filloi ta shante me fjalë banale dhe Mario u fut në banesë, ku njoftoi ambulancën dhe kur doli përsëri, nuk e pa më Eltonin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/09/2024 02:18

    Vellai duhet t'a kishte mberthyer aty ku e gjeti autorin,tek shkallet ku qe ulur e te mos e leshonte dhe po te kishte qene e nevojshme te kishte thirrur per ndihme kedo qe mund t'a degjonte e t'a ndihmonte aty ne rruge e pastaj te kishte lajmeruar policine.Cfare mendonte,se ky /pula e glasuar/ do te priste policine e do te zgjaste duart vete qe t'i vinin byrzylyket?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur