Korçë- Një aksident ka ndodhur në aksin Qafë Pllocë - Pogradec, pasditen e sotme, ku një mjet ka përplasur një 63- vjeçar me biçikletë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa 63- vjeçari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.
I plagosuri ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, ç'ka mund të ketë sjellë edhe aksidentin. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", pranë fshatit Gështenjas, biçikleta me drejtues shtetasin F. C., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i biçikletës F. C., i cili u dërgua në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente












