Makinat e përfshira në aksident janë një "Toyota" dhe një "Mitsubishi" me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë). Automjeti tip "Mercedes Benz" ku udhëtonte Rama nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ka qenë fillimisht "Mitsubishi" me targa MB 277 AA i cili është përplasur me makinën "Golf 2" me targë AA 426 FD në emër të Aleksandër Naçi, i cili udhëtonte në sensin e kundërt. Më herët Golfi ka goditur "Range Rover" me targë AA 313 DX i cli udhëtonte përpara tij.
Pikërisht makina "Golf", sipas policisë, pas "Range Rover" ka goditur "Mitsubishin" e eskortës dhe më pas edhe "Toyota"-n, këtë fundit duke e nxjerrë nga rruga. Automjeti tip "Toyota", ku udhëtonin tre gardistë, ka përfunduar në kanal, pasi ka kapërcyer barrierat mbrojtëse të rrugës.

Bëhet e ditur se tre punonjës të Gardës, Ervin Musai, Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana (shofer) kanë mbetur të lënduar si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjetin "Golf". Tre gardistët e lënduar udhëtonin me makinën "Toyota". Një prej tyre, Ervin Musai është në gjendje më të rëndë, pasi ka fraktura në shtyllën kurrizore. Ai është transportuar me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.
Pavarësisht nga aksidenti i eskortës së automjeteve, kryeministri Edi Rama ka vijuar udhëtimin në drejtim të qytetit të Korçës ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.
Tre gardistët e lënduar
Ervin Musai (Gardist)
Klodian Llaka (Gardist)
Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Toyota)
[gallery]24898[/gallery]
(Makina "Honday", pjesë e eskortës së kryeministrit, ka përfunduar në kanal)
Policia zbardh shkaqet e aksidentit, fajtor makina "Golf"
"Më datë 27.11.2017, pak minuta me parë, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.
Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip "Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një "Range Rover" me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht mësohet se mjeti tip "Voslkswagen", që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip "Range Rover"që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.
I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip "Mitsubishi" që ishte pjesë e eskortës.
Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes".
Rama vijoi udhëtimin drejt Korçës
Pavarësisht nga aksidenti i dy prej automjeteve të eskortës, kryeministri Edi Rama ka vijuar udhëtimin në drejtim të Korçës, i shoqëruar nga makinat e tjera të policisë. Mësohet se makina e kreut të qeverisë nuk ka ndaluar në vendin e ngjarjes, por ka vijuar lëvizjen drejt Korçës sipas protokollit.
Në Korçë do zhvillohet pasditën e sotme mbledhja e radhës e qeverive Shqipëri-Kosovë ku priten të nënshkruhen 12 marrëveshje të rëndësishme me interes të përbashkët.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
