KORÇË - Një automjet që transportonte 4 të burgosur të burgut të Drenovës është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në afërsi të fshatit Sovjan në aksin Pogradec –Korçë.
Ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto i cili ka bërë me dije për A1Report se automjeti që po transportonte të burgosurit ka pasur një defekt teknik dhe pas aksidentit të burgosurit janë dërguar në destinacion me mjetet e policisë pa shkaktuar incidente të tjera.
Ndërkohë që po nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqarohet se mjeti me të cilin po shoqëroheshin të burgosurit nga Gjykata e Pogradecit drejt burgut të sigurisë në Drenovë është bllokuar për arsye defekti teknik në timon.
Burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije se mjeti ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur të lënduar. Ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në automjetin e burgut dhe po punohet për zbardhjen e detajeve të tjera.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com