Ilia Vreto, 49-vjeç, banues në Prrenjas është arrestuar nga policia e Korçës, pasi përplasi për vdekje një këmbësor e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë 49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", aksidentoi këmbësorin Olger Zhuti, 39-vjeç banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ilia Vreto u arrestua për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".