/ ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili akuzohet për një sër vjedhjesh duke abuzuar edhe me detyrën.

Burime nga Policia e qytetit juglindor bëjnë të ditur se shtetasi i arrestuar është Gjergji Lubonja, vjeç 56, banues në lagjen nr.1 Korçë.

Arrestimi i tij u bë, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qënë në detyrën e rojes pranë nënstacionit( OST) Zëmblak - Korçë, brenda një kontenieri në të janë vjedhur 11 shufra tokëzimi material bronzi, 725 cope kapikarda material bronzi, 200 m kabëll togëzimi material bakri, 100 m kabëll material bakri dhe 370 kg mbeturina bakri.