KORÇË - Rreth 300 familje në fshatin Shamoll të rrethit të Korçës kërcënohen çdo ditë me konsumin e ujit të pijshëm i cili është i “pushtuar” nga papastërtitë. 

Situata është alarmante prej vitesh në këtë fshat, ndërsa askush nuk është interesuar për marrjen e masave. 

Janë banorët ata të cilët kanë ngritur shqetësimin teksa shtojnë se jeta e tyre është në rrezik madje shume here i janë drejtuar edhe spitaleve për problemet e shkaktuara nga konsumimi i ujit të ndotur.


Përveç kësaj banorët iu duhet të jetojnë edhe mes ujërave të zeza çka e bën edhe më të rrezikshme shëndetin e tyre.

Ndërkaq situata alarmante pranohet edhe nga drejtoria e shëndetit publik sipas së cilës uji i ndotur nuk mund të konsumohet ndërsa menjëherë pas kontaktit nga A1 Report janë marë masat e menjëhershme duke dërguar specialistët e higjienës në fshatin shamoll 

Problemi i ujit të pijshëm në këtë fshat është ngritur edhe më herët nga televizioni A1 Report, ndërsa masat e marra për zgjidhejn e tij nuk kanë qenë ato të duhuarat.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)