Korçë-Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku u qëllua me kallashnikov në drejtim të një lokali me muzikë live.
Për ngjarjen në fjalë policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona.
Sipas policisë, për motive të dobëta, dy të rinjtë të shpallur në kërkim, A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe A.Babani, 18 vjeç, së bashku me disa persona të tjerë, me të pozicionuar me dy automjetet përballë lokalit, kanë qëlluar me kallashnikov dhe pistoletë.
Sipas informacioneve të policisë Këta shtetas më pas kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me mjet të mprehtë personin me iniciale A.K.,dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri A.L., (pronari dhe administratori i lokalit).
I dëmtuari me iniciale A.K., ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën. Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë një konflikt i vjetër për motive të dobëta, ndodhur midis këtyre personave.
Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip "BMË" me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip "BMË" me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.
Forcat policore vijuan me krehjen e territorit në fshatrat përreth.
Nga strukturat e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Feridon Babani, 53 vjeç, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283, 278 e 137 të Kodit Penal.
Gjithashtu nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar, kanë filluar hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, punonjës të OSHEE si edhe Drejtorisë së Tatim Taksave të cilët dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe të kenë favorizuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike të këtyre ambjenteve dhe shmangien nga detyrimet.
Shtetasit A.Qiraxhi dhe shtetasi A.Babani, u shpallën në kërkim policor për veprat penale : “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com