Korçë, çelet edicioni i 18 i aktivitetit 
kulturor "Netët korçare të Poezisë"

KORÇË - Është çelur mbrëmjen e së shtunës në Korçë aktiviteti kulturor "Netët Korcare të Poezisë" i cili do të vojoi për tre ditë me rradhë në edicionin e 18 të tij. Pjesëmarës në këtë aktivitet do të jenë rreth 40 poetë dhe shkrimtarë nga Shqiperia, Kosova, Greqia , Maqedonia,Mali i Zi, Bosnja&Hercegovina, Rumania dhe Bullgaria.

Në natën e parë të këtij aktiviteti janë promovuar dy librat e rinj të poetit të njohur korçar Skënder Rusi. Lirikat e tij të vecanta të sjella nën interpretimin e aktorëve të teatrit "Andon Zako Cajupi" Zamira Kita, Ligoraq Riza, Blerta Belliu e Shkëlqim Jaupi ndërsa janë duartrokitur mes emocionesh nga pjesëmarësit.

Kreu i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo teksa ka ndjekur aktivitetin ka përcjellë edhe vlerësimin e tij për lirikun e talentuar korcar.

"Është poeti i cili ka shkruar me më shumë dashuri për qytetin tonë për dashurinë për puthjet për rrugicat me kalldrëm dhe për qytetin ne formë zemre duke qenë dhe në një farë mënyre promovuesi i vlerave të veçanta të qytetit të Korçës." tha Sotiraq Filo

Eventi do të vijojë në tre netë rradhazi dhe në fund do të kurorëzohet edhe fituesi i këtij edicion.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë