Korçe-  Bledar Duro, mësuesi i vizatimit në Korçë, i cili u dërgonte mesazhe erotike nxënëseve prej vitesh kishte varësi nga alkooli.

Ky fakt doli në dritë gjatë seancës për masën e sigurisë. Mbrojtësi ligjor tha se Duro pranoi fajësinë dhe shprehu pendesë por gjykata me kërkesë të prokurorisë e la në burg pa afat. Për te vërtetuar se mësuesi ishte pijanec avokati dorëzoi kartelat nga viti 2014 e deri më sot.


"Bledar Duro ka pranuar faktin se ka qenë alkoolizuar dhe në momentin që dyshohet se ka pasur komunikimin ka qenë nën efektin e alkoolit pasi ai vuan nga varësia e alkoolit. I vërtetuar dhe nga vërtetimet spitalore. Ne i vumë si provë shtrimin e parë në 2014 dhe shtrimi i fundit në maj të këtij viti dhe disa ditë para se të arrestohej ka qenë duke vijuar terapinë"  tha avokati Kristian Koçibelli

Institucionet, si Drejtoria Arsimore e Korçës ashtu dhe Drejtoria e Shkollës kanë pasur dijeni për problemet e Duros me alkoolit, por nuk kanë marrë asnjë masë për largimin e tij nga puna, duke e thelluar kete skandal.

Pyetja: Si jepte mësim kur kishte probleme me alkoolin?

" Edhe në gjykimin tim ishte për tu diskutuar ky fakt por nga qëndrimet e Bledarit ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pasi dilte nga shkolla konsumonte alkool në mënyrë të tepruar' tha avokati. " sqaron avokati 

 Ishin të njohura institucionet?

 Absolutisht që po! thotë avokati

Avokati ka treguar se Bledar Duro kishte 25 vite që ishte mësues i artit pamor por se vitet e fundit alkooli kishte bërë punën e vet. Gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes por e quajti të ligjshëm arrestimin e mësuesit i cili është dhe pezulluar nga detyra. 

Mësuesi i vizatimit, 45-vjecari Bledar Duro u prangos më 13 nëntor 2024, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, pas denoncimit të dy nxënëseve, të moshës 14-vjecare. Ato vendosën në dispozicion të hetuesve mesazhet në whatsaap qe mësuesi u dërgonte prej nje muaji. Vajzat e mitura shantazhoheshin nga mësuesi 45-vjecar, i cili u kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të arritjeve e suksesit në lenden e artit figurativ.

Prindërit e shkollës 9-vjecare në Korçë bëjnë përgjegjëse Drejtorinë Arsimore dhe Ministrinë e Arsimit për punësimin pa kritere dhe mungesën e kontrollit ndaj mësuesve. Përballë shqetësimit të tyre të drejtë vjen arroganca e Drejtoreshës së Arsimit, e cila refuzon median, duke e adresuar tek Ministria e Arsimit.

 

Bledar Duro, mësuesi i arrestuar, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëset 14 vjeçare