KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë ku një i mitur është goditur me sende të forta në kokë. 14-vjeçari është goditur nga disa bashkëmoshatar si pasojë e një konflikti të çastit. 

I mituri u dërgua në spitalin e Korçës ndërsa mësohet se është në intubim.

Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.