KORCE- Nuk ndalen rastet e dhunës në familje në qarkun e Korçës. Një tjetër grua shtatzënë është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Një 18-vjeçare nga fshati Vilçan i rrethit të Korçës është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Olgert Lushmaj, 29 vjeç, banues në fshatin Mborje.

Erisa Çela në muajin e dytë të shtatzanisë ka qenë e shtruar në maternitetin e Korçës për disa probleme shëndetësore, ndërsa në ambientet e spitalit është dhunuar barbarisht nga 29-vjeçari në gjëndje të dehur.

Kamera e “A1 Report” është ndalur në banesën e 18-vjeçares e cila nuk ka pranuar të flasë apo të japë detaje rreth ngjarjes, por duke justifikuar sjelljen e bashkëshortit të saj për shkak të gjendjes së dehur, tha se do të tërheqë padinë ndaj tij.

Por nëna e 18-vjeçares, thotë se vajza e saj është dhunuar sistematikisht nga i shoqi, edhe pas shkak të konflikteve të vazhduar, pas dyshimeve se 29-vjeçari kishte lidhje jashtëmartesore.

Ndërkohë pas denoncimit 29-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa pritet dhe masa e sigurisë ndaj tij për akuzën “Dhunë në familje”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)