E rëndë në Korçë, shkrumbohet nga flakët 'Benz'-i, digjet brenda automjetit edhe drejtuesi (EMRI+FOTO)

E rëndë në Korçë, shkrumbohet nga flakët 'Benz'-i, digjet brenda automjetit edhe drejtuesi (EMRI+FOTO)

Foto nga vendngjarja

KORÇË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë rreth mesnatës ku nga djegia e një automjeti teksa ishte në parkim, ka ndërruar jetë edhe drejtuesi që ndodhej brenda në ato momente. 

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.

Drejtuesi i mjetit Gjergji Babu, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies. Shkaqet e zjarrit në automjet dyshohen aksidentale nga një cigare e ndezur, ndërsa nuk përjashtohet që drejtuesi i automjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.

Në foto automjeti tip Benz i përfshirë nga flakët

Në vendngjarje mbërritën menjëherë pas sinjalizimit shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Policia njofton se ka ngritur një grup hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuk e besoj: 20/10/2018 08:18

    Qe ai te kete djeke veten Atje mafja osht bo e paparasikushme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin