Korçë, djali i plagosur rrezikon
këmbën, mjekët i japin valium

Korçë, djali i plagosur rrezikon<br />këmbën, mjekët i japin valium
KORÇË - Mirë që u plagos me armë zjarri, edhe nga daja i tij, por i duhet të durojë dhimbjet e një këmbe që do pará të shërohet.
 
Kjo është historia e 27-vjeçarit Andrea Pojani, i cili është shtruar në Spitalin Rajonal të Korçës pas një dëmtimi në këmbën e majtë, ku mbeti i plagosur  me armë zjarri nga daja e tij, Pëllumb Kamberi. Ngjarja e rëndë u shënua në 27 gusht në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku pas një konflikti të çastit mes autorit dhe gjyshit të të plagosurit u shkua deri në përdorimin e armës me zjarr dhe si pasojë mbeti i plagosur 27-vjeçari Andrea Pojani, i cili ndërhyri për të mbrojtur gjyshin e tij.
 
Ka kaluar një muaj nga ajo ditë dhe Andrea ende e kujton me dhimbje dhe mllef gjakftohtësinë e dajës së tij. Por kjo nuk mjaftoi për 27-vjeçarin, i cili përveçse plumbit të shtënë nga daja e tij i duhet të përballet edhe me padrejtësitë e jetës. Tashmë plaga që ka marrë në këmbë është tepër e rëndë dhe kërkon ndërhyrje urgjente, pra vendosjen e një pllake prej hekuri për t’u ngritur në këmbë, por kjo kushton shumë shtrenjtë. Qëndrimi i tij në spitalin e Korçës tepër i shkurtër dhe shërbimi aspak njerëzor nga ana mjekëve të këtij spitali e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen shëndetësore të 27-vjeçarit. I indinjuar, Andrea akuzon bluzat e bardha për mosshërbim ndaj tij, ndërsa ka pohuar se nëse nuk i paguaja nuk më preknin me dorë.
              
Më tej, ka shtuar 27-vjeçari Pojani, dhimbjet e plagës janë të mëdha dhe të padurueshme, ndërsa pohon se ilaçet që i ka dhënë mjeku nuk e qetësojnë, por ia shtojnë edhe më shumë dhimbjen  në këmbë.
 
Mes lotësh për gjendjen e djalit të saj, nëna e Andreas, Natasha Pojani ka pohuar se gjendja e vështirë ekonomike e tyre e bën të pamundur blerjen e pllakës prej hekuri, çka do e ngrinte në këmbë 27-vjeçarin, ndërsa ka apeluar për ndihmë qoftë qeverisë, opinionit publik, pushtetit lokal për të ndihmuar Andrean, që të ngrihet në këmbë, pasi është në një moshë tepër të re.
 
E ndërsa ka apeluar për ndihmë, nëna e 27-vjeçarit ka shtuar gjithashtu se indiferenca e bluzave të bardha të spitalit të Korçës e ka bërë edhe më të rëndë gjendjen shëndetësore të djalit të saj, ndërsa ka shtuar më tej se mjekët në vend që të jepnin ilaçe për të lehtësuar dhimbjet i kanë dhënë valium për të fjetur gjumë.
 
Ndërsa nga ana e mjekut ortoped, Koço Mati, i cili është marrë me rastin e 27-vjeçarit Andrea Pojani nuk është pranuar të jepet asnjë detaj rreth këtij rasti.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania