KORÇE- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Korcë-Pogradec. Kushërinjtë, Alfred dhe Dëfrim Zcellari, po udhëtonin me motor, ndërkohë që humbën kontrollin, duke dalë nga rruga. Të plagosurit morën plagë të shumta dhe u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën uniformat blu, të cilat punuan për zbardhjen e e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjëndje të dehur.
Ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda dy ditësh në aksin Korcë-Pogradec. Po në këtë aks në një aksident të rëndë humbi jetën një foshnjë dy muajsh dhe u plagosën pesë të tjerë.
Redaksia online
(di/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com