Përfundojnë në gjykatë 10 të arrestuarit e trafikimit të heroinës në Korçë, të rinj të cilët si bazë të shpërndarjes së narkotikëve kishin ish-konviktin e nxënësve.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky grup furnizonte me drogë mbi 100 klient çdo ditë në qytetin e Korçës, kryesisht të rinjë konsumatorë të heroinës, kokainws e kanabisit.
Për të shmangur zbulimin e bazës ku tregtonin drogën, prokuroria thotë se 10 personat në bashkëpunim me njëri tjetrin i mbanin klientët brënda konviktit për të konsumuar drogën me qëllim që askush mos i pikaste.
Po ashtu sipas një njoftimi për shtyp të prokurorisë, ata bënin roje në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-konviktit, me qëllim shmangien e e ndonjë ndërhyrje të papritur të policisë.
“Sipas planeve të grupit, nëse policia do të ndërhynte për kontroll nga njëra anë, ata do të mund të dilnin ose të fshihnin gjurmët nga ana tjetër. Duke qenë se godina ishte e madhe, anëtarët e grupit kishin krijuar aksese të ndryshme për t’iu shmangur kontrolleve,” thuhet në njoftimin e prokurorisë së Korçës.
Arrestimi i tyre është bërë më datë 24 korrik 2015 dhe në përfundim të hetimeve, dërgohen për gjykim këto persona:
Të pandehurit:
1. Bledjon Liçe,
2. Sajmir Liçe
3. Elton (Gëzim) Koçoli
4. Gentian Koçoli
5. Marius Koçoli
6. Ronaldo Kovaçi (Trimi)
7. Eraldi Zejnuni
8. Mario Tepexhiku
9. Dorian Sako
10. Marjus Lako
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com