Korçë edhe sivjet prodhimi vendas
po shitet me çmime qesharake

Korçë edhe sivjet prodhimi vendas<br />
po shitet me çmime qesharake
KORÇE - Prodhimet vendase, konkretisht fruta-perimet mesa duket edhe këtë vit, do të përsëritin historinë, duke u shitur me çmime qesharake. Ende pa hyrë mirë në treg prodhimi vendas, çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar ulje drastike, një situatë kjo që nuk ndihmon aspak prodhuesit , të cilët nuk do të mund të marrin dot as shpenzimet që kanë kryer, pa llogaritur këtu fitimin.

Situata e çmimeve pohoHet dhe nga vetë tregëtarët e shumicës, sipas të cilëve, prodhimet vendase konkurohen nga prodhimet e jashtme, të cilat gjithmonë shiten më shtrenjtë, ndërkohë që produktet vendase, nuk e justifikojnë asnjëherë koston e prodhimit.

Periudha gusht -tetor, shënon kulmin e prodhimit bujqësor në rajonin e Korçës. Jo në pak raste prodhimet janë hedhur nga fermerët, ndërkohë që një pjesë kanë gjetur si zgjidhje mbajtjen e tyre , me synimin e vetëm për t’i shitur më shtrenjtë gjatë dimërit, por edhe në këto raste janë konkuruar nga importi.

Në këto kushte, Drejtori i Tregut të Shumicës së Fruta-Perimeve në Korcë, Namik Hajro ndërsa konfirmon këtë situatë problematike , e cila nxjerr cdo vit me humbje prodhuesit deklaron se fermerët duhet të merren në mbrojtje nga qeveria, nëpërmjet zbatimit të politikave ekonomike doganore, sikurse veprohet në shumë vende të botës, edhe ato ballkanike.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G