Korçë, ekspozitë për 82-vjetorin
e vdekjes së Marigo Posios

Korçë, ekspozitë për 82-vjetorin<br />e vdekjes së Marigo Posios
KORÇË - 82 vjet pas vdekjes së atdhetares Marigo Posio, u çel një ekspozitë brenda ambienteve të muzeut në qytetin e Korcës. Ndër të tjera u ekspozua edhe flamuri dhe shqiponja dykrenare, e qëndisur nga vetë dora e Marigosë.

Për herë të parë janë bërë publike edhe objekte dhe dokumenta të mbetura nga familja Posio.Violeta Pojani, stërmbesa e Marigosë është ajo që i ka ruajtur me fanatizëm materialet, ndërsa sot në këtë përvjetor vendosi t’ia dhurojë arkivës së Muzeut Kombëtar të Arsimit, aty ku vetë Marigo Pasio ka marrë mësimet e para të gjuhës shqipe.

“Dua të them tani sepse në këtë ndërtesë që po zhvillohet kjo ceremoni, janë të pakta të thuhen për këtë atdhetare e cila ka shkrirë çdo gjë për çështjen e kombit. Veprimtaria e saj ka qenë e gjithashme si në fushën patriotike, në fushën kombëtare, në publicistikë. Marigoja ka qenë një nga gazetaret e para të parlamentit shqiptar. Marigoja ka zhvilluar veprime patriotike kulturore duke qenë si anëtare e vetme në Klubin e Fshehtë të Vlorës, e vetmja vajzë që merrte pjesë mes burrave.” u shpreh Violeta Pojani stërmbesa e Marigos

Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur edhe disa ditë për vizitorët, të cilët kanë interes për kontributit patriotik të Marigosë dhe familjes Posio.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma