KORÇE- Një 15-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatin Zvezdë të komunës Pojan në rrethin e Korçës. 

Sipas policisë, viktima është Gëzim Ruti dhe dyshohet se ka humbur jeten pasi ka rënë në rezervuarin (pusin) që përdorej për vaditjen e tokave bujqësore. 

Mësohet se adolesheni, ishte çoban dhe ka rënë në pus aksidentalisht natën e mbrëmshme, kur ai po kthehej me bagëtitë në shtëpi. 

Trupi i 15-vjeçarit është gjetur mbrëmë nga familjarët e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)