KORÇË - 150 artistë të 18 grupeve artistike nga zona të ndryshme u bënë bashkë për të sjellë edicionin e 13-të të Festivalit Folklorik Tipologjik të Sazeve.
Festivali kombëtar tipologjik i sazeve u mbajt përgjatë tre netëve në skenat e ngritura në Kolonjë dhe Leskovik, që njihen për traditën e sazeve dhe instrumente popullore. Grupet pjesmarrëse përcollën meloditë autentike popullore përmes instrumenteve tradicionale. Organizatorët thanë se këtë vit pjesmarrja e të rinjve ka qënë e madhe.
Në natën finale u ndanë edhe çmime të rëndësishme vlerësuar nga një juri profesionistësh. Çmimi Novruz Nure ”Kabaja më e Mirë” e mori grupi i sazeve të Korçës.
I kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme, Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve u ndoq me interes përgjatë tre netëve jo vetëm nga banorët por edhe nga vizitorët e shumtë. Krahas pjesëve me instrumente, publiku përcolli me shumë emocion edhe vallet e sjella nga valltarët e vjetër dhe të rinj.
/Korcari/ vetem shoshen e vet lavderon!
Përgjigju