KORÇË - Emërohet sot drejtori i ri burgut të Drenovës.
 
Ai është Filip Ulndreaj me origjinë nga Tropoja, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Genci Postolin.

Postoli u shkarkua pak ditë më parë pas arratisjes së 7 të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës.

Pas ngjarjes së bujshme, autoritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Brendshme morën masa pezullimi dhe përjashtimi për të paktën 30 persona, që përfshijnë personelin e burgut të Drenovës dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)