Korçë, furgoni përplas për vdekje
dy bashkëshortë, shkak shpejtësia

Korçë, furgoni përplas për vdekje<br />dy bashkëshortë, shkak shpejtësia
KORÇË - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në fshatin Lumalas të Korçës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Një furgon ka përplasur për vdekje dy të moshuar, bashkëshortët Musa dhe Linkgjare Kocka, 72 dhe 62 vjeç.

Viktimat sapo zbritën nga një automjet tjetër janë përplasur nga furgoni me targë AA877D, i cili drejtohej nga Rafail Myrtollari, 57 vjeç, nga Pogradeci, i cili po udhëtonte drejt Korçës me shpejtësi tej normave të lejuara, siç bën të ditur policia.

Policia, e cila ndodhet në vendngjarje, po heton plotësisht shkaqet e aksidentit dhe ka ndaluar edhe drejtuesin e furgonit, Rafail Myrtollari.

Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë