KORÇË - Futja e sharrave në burgun e Drenovës në Korçë, u ka kushtuar vendin e punës 11 punonjësve të këtij institucioni. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoria e burgut, sipas të cilëve, të shkarkuar janë 6 gardianë, 4 operatorë dhe 1 oficer.
Vendimi për shkarkimet është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas zbulimit të fletëve të sharrave në qelive të personave që janë arrestuar se, kanë dhënë ndihmën e tyre në arratisjen e Admir Tafilit bashkë me 6 të dënuar të tjerë.
Ka qenë pikërisht gjetja e sharrave dhe celularëve katër ditë më parë në dhomën e tre bashkëpunëtorëve Olsion Maçi, Albi Mecicni dhe Elvis Lami, shkaku i shkarkimit të 11 punonjësve të këtij institucioni.
Veç shkarkimit nga puna, 11 punonjësit janë çuar edhe në procedim penal në lidhje me këtë ngjarje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com