KORÇË - Punonjësit e burgut të Drenovës në Korçë kanë paraqitur kërkesën për apelimin e masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, disa ditë më parë.  
 
Avokatët e tyre i kanë cilësuar ekstreme masat e sigurisë “arrest me burg”, për 19 nga 21 punonjësit që akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi gjatë turnit kur ata punonin në burgun e sigurisë së lartë u arratisën 7 prej të burgosurve.
 
Avokatët thonë se prokuroria ende nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme, që të vërtetohet akuza e shpërdorimit të detyrës së punonjësve, ndërsa nuk është individualizuar përgjegjësia konkrete e secilit prej tyre.
 
Një ditë pas arratisjes së 7 të burgosurve nga burgu I drenoves, prokuroria e përgjithshme lëshoi urdhrat e arresteve për 21 gardianë të burgut të sigurisë, duke I akuzuar ata për shpërdorim detyre.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)