KORÇË - Ish-drejtori i Kufirit të drejtorisë së Korçës, Ylber Zyberi është lënë në qeli nga Gjykata e Korçës për akuzën e korrupsionit dhe përfshirjes në kontrabandë.
Zyberi i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ka deklaruar se, akuzat e tij janë trillime dhe se, vartësit e tij kanë keqinformuar SHKB-në.
Masa e sigurisë “arrest me burg” për Ylber Zyberin është dhënë sot nga Gjykata e Korçës, pas kërkesës së prokurorisë, e cila ka paraqitur edhe provat që sipas saj, vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë së Kufirit në Korçë.
Ndërkaq, vetë i akuzuari ka reaguar në sallën e gjyqit, duke deklaruar se nuk ishte i përfshirë në ndonjë kontrabandë. “Të gjitha janë trillime, unë nuk jam pjesë e e kontrabandës”, ka thënë Zyberi.
“Kam urdhëruar strukturat e mia për kapjen e atyre që kryenin kontrabandë, kam kërkuar ndihmën e Policisë së Korçës për rastin e fundit të kontrabanës e nuk më kanë ndihmuar”, ka thënë Zyberi në sallën e gjyqit, duke aluduar për një komplont ndaj tij.
“Kam njoftuar shefin e Krimeve dhe atë të Krimit Ekonomik por ata nuk kanë reaguar. Kam njoftuar policinë për vendin ku bëhej kontrabanda dhe nuk ka reaguar. Shefi i kontroll të Goricës, Nikolla Meçollari ka keqinformuar SHKB-në”, ka thënë gjatë deklaratës së tij, në sallën e gjyqit, Ylber Zyberi ish-drejtori i Policisë së Kufirit, Korçë, i arrestuar dy ditë më parë, për korrupsion dhe kontrabandë mallrash.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com