KORÇË - Gjykata e Korçës ka vendosur sot "arrest shtëpie" për kirurgun Nikolla Nunka dhe reanimatorin Ismail Uzuni, të cilët akuzohen për marrje ryshfetesh nga pacientët.
Reanimatori Ismail Uzuni, për të cilin kjo e sotmja ishte seanca e parë, ka mohuar të ketë marrë para nga pacientët, duke deklaruar se paratë e gjetura ishin të shtëpisë së tij.
Prokurori ka kërkuar ndaj të dyve, arrest me burg, por avokati mbrojtës i kirurgut Nunka është shprehur se ani nuk është fajtor dhe është një mjek i talentuar.
Ndërkohë, spitalet ku ata punonin, në Korçë e Progradec, kanë dënuar aktin korruptiv të tyre dhe është distancuar nga veprimet që ata kanë kryer. Edhe Ministria e Shëndetësia e ka mbështetur veprimin e policisë, duke shtuar se "lufta kundër korrupsionit do thellohet edhe më".
Nunka ishte kirurg i spitalit rajonal të Korçës dhe Uzuni, mjek reanimator në spitalin e Pogradecit.
Ata u arrestuan për mitmarrje dhe ishin nën hetim prej 2 muajsh.
Uzuni, i cili punonte si një reanimator në spitalin e Pogradecit, pacientët e tij i drejtonte te kolegu i tij në spitalin e Korçës, Nikolla Nunka.
Nunka, pas ndërhyrjeve kirugjikale u merrte pacientëve të tij shumën prej 20 mijë lekësh, shumë të cilën e ndante me 61-vjeçarin.

(Dy mjekët e arrestuar, Nikolla Nunka dhe Ismail Uzuni, sot gjatë seancës gjyqësore)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Korçë, arrestohen dy mjekë për mitmarrje