KORCE - Një filial i Western Union në qendër të qytetit të Korcës ëshrtë grabitur pasditen e sotme, ndërsa ka rënë në prangat e policisë autori i grabitjes. 

Mësohet se banka ndodhet në qëndër të qytetit, dhe autori Artan Tole ka qënë i maskuar dhe i armatosur.

Ai ka lënduar në dorë një punonjës të bankës dhe nën kërëcënimin e armës ka marrë një sasi parash, ndërkohë në këto moment është goditur nga pas nga një punonjës i bankës.

Në pak sekoda një patrullë policie ka hyrë në banke dhe së bashku me punonjësit e bankës ka bërë neutralizimin e agresorit.

Mësohet se autori i vjedhjes është person me precedent penal dhe aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)