KORÇË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për tre grabitje banesash.
Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë u prangos një ditë më parë kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, nga ku ka marrë një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri. Ndërsa në dy grabitjet e mëparshme në po të njëjtën banesë në datën 05.11.2017, ka vjedhur 50 euro dhe 6000 lek të reja si edhe më datë 25.11.2017, ka grabitur 350 Euro.
Njoftimi i policisë së Korçës:
Korçë
Policia dokumenton me fakte ligjore tre vjedhje, të kryera në të njëjtën banesë.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.
Më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri.
Nga veprimet proceduriale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit të lartpërmendur konkretisht:
Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 Euro dhe 6000 lek të reja. Si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com