KORÇË - Në kuadër të 102 vjetorit të hapjes së Postës Shqiptare në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korcë është hapur një ekspozitë nga filatelistë të qytetit të cilët kanë sjellë pullat e postës shqiptare prej momentit kur ajo u krijua. 

Në mbi 300 pulla të ekspozuara nuk kanë munguar ato me imazhet nga qeveria e përkohshme e Vlorës pulla të cilat kishin portretin e Princ Vidit, pulla të krahinës autonome të Korçës, pulla të kohës së Republikës shqiptare dhe të Monarkisë si dhe pulla të tjera të cilat vijojnë deri në ditët tona. 

"Për publikun sot prezantojmë një ekspozitë le të themi me disa matriale që janë pjesë e jetës filatolike e shtetit shqipëtar që prej themelimit të postës dhe sot ne kemi të ekspozuara disa pulla të cilat tregojnë origjinënë e pullave shqiptare dhe rruga kronologjike e postës shqiptare." shprehet Niko Kotherja, drejtori i Muzeut

Në ekspozitë nuk kanë munguar as punonjës të Postës Shqiptare ndërsa koleksioniti korcar Mirgen Shamblli ka sjellë një version të vecantë të koleksionimit të pullës.

Ekspozita ka sjellë 300 pulla të cilat i përkasin vitit 1913 deri në ditët e sotme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)