Korçë, humb kontrollin mbi motor
rrëzohet dhe vdes 29-vjeçari

Korçë, humb kontrollin mbi motor<br />rrëzohet dhe vdes 29-vjeçari
KORÇË - Aksident me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Porodinë-Vilçan rreth 10 kilometra larg qytetit të Korçës.

Viktima, Mariglen Duro, 29 vjeç, nga fshati Ravonik ka qenë duke kaluar me ciklomotorin “Honda” 50 cc, pa targa në fshatin Porodinë, ku ishte tek disa të afërm.

Por për shkak të humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në vendin e quajtur “Ura e Porodinës“, ku si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kokës ka gjetur vdekjen e menjëhershme.  

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit. Ndërkohë uniformat blu të qytetit kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Por, nga ana tjetër, duhet theksuar se mungesa e ndriçimit dhe e sinjalistikës në këtë aks rrugor lë për të dëshiruar, ku në shumicën e rasteve bëhet edhe burim aksidenti për mjetet, që kalojnë në këtë zonë sidomos gjatë orëve të natës lëvizja është  e pamundur.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër