Korçë - I dhunuan dhe i lidhën pas krevatit, maskat grabisin duke ngrënë bukë çiftin e të moshuarve (VIDEO)

KORÇË- Një çift të moshuarish kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së enjtes, ku maskat kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 21:45, ku dy persona me maska dhe të armatosur, kanë kapërcyer muret e oborrit dhe kanë hyrë brenda në banesë, duke shfrytëzuar faktin që prej kohësh çifti banonin të vetëm, për shkak se fëmijët i kishin në emigracion.

Çifti i të moshuarve, ishin vetëm në shtëpi dhe po konsumonin darkën. Në presionin psikologjik dhe të dhunës, dy personat ende të pa identifikuar, kanë detyruar Foni Rrapo rreth 85 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Afërdita që t'i jepnin sasinë e lekëve që kishin në shtëpi, ku sipas burimeve kapin shfirën e 100 mijë lekëve. Referuar po të njëjtave burime, grabitësi kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë, duar dhe krah e ndërsa , me qëllim që të largoheshin "qetësisht" i kanë lidhur çiftin pas krevatit.

"Na hynë menjëherë brenda të maskuar, dy persona me pistoletë dhe një thikë. Nuk më kujtohet nëse thikën e morën në tavolinë. Ne po hanim bukë, më kanë goditur. Ime shoqe është është spital, e kanë goditur shumë. U thashë merrni lekët e pensionit, më tha të tjera dhe pastaj u thashë merrni dhe lekët rezervë. Mua më lidhi dorën se doja që të dilja. Nuk kemi hyrë asgjë, s'i ndihem fare. Ishin gjatë gjithë kohës të maskuar. I thashë pastaj merrni atë unazën në sirtar dhe pastaj e kuptuan që s'kemi më ikën. Flisnin si nga Elbasani", tha Rrapo.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, raporton se fatmirësisht të moshuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 15/10/2019 10:49

    Grekë do kene qene se ata vjedhine shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur