Korçë/ I moshuari dhunohet në banesë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë! Arrestohet shoku: Ishim të dehur

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. 81-vjeçari Gaqo Tili, i cili jetonte vetëm është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë.

Ndërkohë që brenda banesës janë konstatuar njolla të shumta gjaku dhe shishe alkooli. Policia ka arrestuar pas 24 orësh, autorin e plagosjes. Ai është 72-vjecari Gëzim Agollari.

Sipas policisë të dy këta shtetas ishin shokë me njëri-tjetrin dhe konflikti në banesë ka ndodhur për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit. 

Report TV ka siguruar dhe dëshmitë e fqinjëve të 81-vjeçarit.

Pas orës 7 vjen komshija me shumë shpejtësi dhe thotë hajde se ka vdekur Gaqua, dera ishte hapur dhe ai ishte i tëri shtrirë dhe i mbuluar me gjak. Lajmëruam ambulancën, hymë brenda në banesë dhe pamë që ishte mbuluar me gjak dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak nga të gjitha anët. Viktima rënkonte dhe jepte përgjigje të pakuptueshme”, tha një fqinje.

Burime nga spitali i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Zbardhjet ngjarja në Korçë, 81-vjeçari është konfliktuar me shokun! Të dy në gjendje të dehur

1707378669_korce.PNG

Zbardhet ngjarja e rëndë që la të plagosur një 81-vjeçar në Korçë. Sipas asaj që thotë policia autori është identifikuar dhe është kapur. Në pranga ka rënë Gëzim Agollari. Nga hetimet e kryera rezulton se në gjendje të dehur dy personat janë konfliktuar brënda në banesë për motive të dobta.

Mësohet gjithashtu se edhe autori është i lënduar nga përleshja por pa probleme për jetën. Sipas policisë të dy këtë shtetas ishin shokë me njëri tjetrin me një moshë të përafërt.

Autori ka deklaruar se kanë pirë në banesën e 81-vjecarit dhe më pas kanë nisur të konfliktohen pa patur ndonjë shkak konkret.

Nga veprimet e kryera rezulton se-Gëzim Agollari, 72 vjeç, banues në Korçë, ka qenë së bashku me shtetasin Gaqo Tili, në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta. Shtetasi Gaqo Tili, vijon të ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndaj 72 vjeçarit rëndon akuza "Plagosja e rëndë me dashje"

Ora 11:10
Korçë/ ‘E gjetëm në tokë të mbuluar me gjak’, fqinjët tregojnë si e gjetën 81-vjeçarin e plagosur brenda në banesë

 

Një 81-vjeçar në Korçë është çuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me dëmtime të shumta në trup. Është ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia thotë se dyshohet se ai është konfliktuar me një person në banesë.

Kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur të moshuarin të shtrirë për tokë dhe kanë marrë në telefon ambulancën. Një fqinje tregon se kur u futën në banesë e gjetën të mbuluar me gjak.

“Pas orës 7 vjen komshija me shumë shpejtësi dhe thotë hajde se ka vdekur Gaqua, dera ishte hapur dhe ai ishte i tëri shtrirë dhe i mbuluar me gjak. Lajmëruam ambulancën, hymë brenda në banesë dhe pamë që ishte mbuluar me gjak dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak nga të gjitha anët. Viktima rënkonte dhe jepte përgjigje të pakuptueshme.

Morëm spitalin dhe policinë kjo e fundit erdhi në moment. Nuk shoqërohej me njeri vetëm me të pallatit këtu nuk ka asnjë të afërm vetëm motrën e moshuar. Nuk kam ditur gjë për probleme të tij, vetëm di që është rëndë në spital”, tha një komshije e 81-vjeçarit.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës