Korçë- Kanosën me armë e vodhën disa banesa, dyqane e automjete, pranga dy autorëve

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, si tentativë vrasje, kanosje, vjedhje.

Në pranga kanë përfunduar Bernard Qelemeni dhe Denis Sulejmani, të dy 28 vjeçarë, ndërsa u shpall në kërkim 24 vjeçari me iniciale K. A. Sipas policisë, të tre këta persona janë me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që për dy persona të tjerë ka filluar procedimi në gjendje të lirë.

Të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim akuzohen nga policia se janë autorë të të paktën 7 vjedhjeve në banesa e automjete, ngjarje kjo të ndodhura në qytetin e Korçës, ku kanë marrë shuma parashë e orendi shtëpiake.
Gjatë arrestimit policia ka sekuestruar një armë gjaku si dhe disa sende të vjedhura

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin