KORÇË - Një 37-vjeçar në kërkim, i identifikuar si Sidrit Baçe, banues në Korçë është ndaluar nga polica. Ai është dënuar me 3 vjet dhe 7 muaj burgim i akuzuar për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë policia rrugore ka arrestuar flagrancë të identifikuarin me inicialet I. T., 42 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, pasi u kap në Bilisht duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, njoftoi sot policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Komento