KORÇË - Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme 3 persona, të akuzuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa ka sekuestruar edhe arsenal armësh në banesa të ndryshme.

Kështu në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Fillimi i mbarë ”, kanë rënë në pranga Almir Xhihalli, 26 vjeç banues në Belorta të Korçës, Landi Xhaholli, 45 vjeç , banues në Dishnicë të Korçës dhe Jani (Besim) Isa, 34 vjeç banues në Korçë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre u janë gjetur armë pa leje.

Armët e sekuestruara janë:

Almir Xhihalit të cilit ju gjet dhe sekuestrua:  1 armë zjarri, pistolete, me një kreher të cilen e mbante pa leje,

Landi Xhaholli, ju gjet dhe sekuestrua: dy armë zjarri, pushkë M.63, dy krehera me 13 fisheke, model 56, kal 7.62 mm, një armë gjahu, teke, kaliber 12 mm, të cilat I mbante pa leje ,

Jani Isa, vjeç ju gjet dhe sekuestrua: një armë zjarri automatik, M.56, një armë zjarri pistolete, e markes Golt, tetë copë krehera me nga 30 copë fisheke M.56, kal.7.62 mm, në total 240 copë fisheke, të cilat i mbante pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorise pranë Gjykates së Shkalles së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)