Korçë-Kapshticë, makina del
nga rruga, humb jetën 26-vjeçari

Korçë-Kapshticë, makina del<br />nga rruga, humb jetën 26-vjeçari
KORCE- Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë.
 
26-vjeçari Gentian Beshiraj nga Cërriku, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targa greke PIT 6379, me të cilin udhëtonte, dhe makina nga shpejtësia ka dalë nga rruga, e më pas është përplasur me barrierat duke përfunduar në një parcelë.
 
Si pasojë ka humbur jetën 26-vjeçari, ndërsa ka mbetur i plagosur daja i tij, Ismail Gjini, që udhëtonte me të.
 
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësja për të nxjerrë trupin e viktimës, si dhe forcat e policisë së Korçës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it