Një këngëtare e muzikës tubofolk, është arrestuar nga kufitare në Qafë Thanë, ndërsa u kap me 12 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.
Valbona Xeka, 41 vjeçare nga fshati Kameras i Krujës, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, ndërsa udhëtonte në drejtim të Maqedonisë.

(Valbona Xeka, këngëtarja e arrestuar)
Sipas njoftimit zyrtar të policisë gruas, iu gjet në çantën e saj personale një sasi pre 12 gramësh lënde narkotike kanabis. Gruaja udhëtonte me një automjet tip “Mercedez-Benz”, me targë AA 181 ET, në drejtim të Maqedonisë.
Menjëherë pas konstatimit ajo u dërgua në ambientet e komisariatit të policisë së Pogradecit ku edhe iu komunikua arresti në flagrancë me akuzën e prodhimit mbajtjes e shitjes së lëndëve narkotike.
/Shqiptarja.com