Korçë - Një 52-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Kapshticës blutë gjetën në kamionin që po drejtonte një shtetas sudanez.
Gjithshtu në gjendje të lirë do të hetohen edhe dy persona të tjerë E. Ç., 32 vjeç, banues në Peqin, dhe B. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, për të njëjtën vepër penale.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Për këtë rast u procedua penalisht shtetasi V. T., 52 vjeç, banues në fshatin Mborje, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas sudanez.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 32 vjeç, banues në Peqin, dhe B. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente









