Një koncert i veçantë në përkujtim të 101-vjetorit të lindjes së kompozitores Dhora Leka është mbajtur në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Aktiviteti kulturor përkon dhe me 80 vjetorin e çlirimit të qytetit.
Pjesë nga krijimtaria e kompozitores së madhe korçare Dhora Leka u luajtën nga solistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, Juljana Agolli, Erio Daja, Igli Zeqiri, Arbi Pelushaj, Klejdi Qose, Raina Dimo, Gesarda Sulollari nën dirigjimin e Laert Qazimit dhe Harlen Nikollit.
Dirigjenti Laert Qazimi tha se publiku i Korçës na pret me ovacione të shumta dhe me një interes tejet të madh kundrejt artit dhe muzikës. Ai shton se është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për të sjellë veprat e Dhora Lekës në kualitetin e duhur.
Gjithashtu Solisti Julian Agolli tha se për Orkestrën Simfonike të FA-së nuk është hera e parë që ngjiten në skenën e Korçës, por gjithmonë kjo skenë suprizon. Ndërsa për veprat e Dhora Lekës, ai tha se janë të vështira për t’u sjellë por kjo orkestër ja ka dalë të sjellë veprat në mënyrën e duhur.
Përpos koncertit artdashësit patën mundësi të shohin dhe ekspozitën kushtuar jetes se vepres së kompozitores korcare. Ajo lindi në Korce në 1923 dhe vdiq në 2006. Disa nga veprat më të njohura të Dhora Lekës ishin "Rini, Rini", "Kushtrimi" "Marshi i Brigades se Pare Sulmuese". Kompozitorja ka pasur një jete të vështirë, e dënuar dhe internuar në komunizëm si “agjente e Rusisë”.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8759
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Tradita që sfidon kohën/ Familja Mato hap dyert për Report Tv: Çfarë gatuajmë për Ditën e Ujit të Bekuar! Ritet e zakonet ndër breza
6 Janar, 19:06
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Korçë/ Tentoi të kalonte ilegalisht shokun e tij duke e fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet shoferi në Qafë-Thanë! Vihet në hetim 20-vjeçari
5 Janar, 17:03
-
Aksident në Pogradec, mjeti del nga rruga! Dy shoferë të plagosur
5 Janar, 13:14
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00