Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë për kontrabandë mallrash.

Një prej të arrestuarve, 47-vjeç i gjetën një sasi me medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës.

“Shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, në hyrje të RSH-së:

 -Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore, në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin I. Ç., 47 vjeç, banues në Greqi, i gjetën një sasi me medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia me medikamente, automjeti dhe një aparat celular. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë arrestuan në flagrance 47-vjeçarin për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, njoftoi sot policia.

Ndërkohë një 45-vjeçar u kap nga Rrugorja e Korçës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Gjithashtu në dalje të Republikës së Shqipërisë po nga këto shërbime, u goditën 2 raste të tjera të paligjshmërisë konkretisht:

 -Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin R. P., 45 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll si dhe nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Veprimet e mëtejshme për këtë rast i kryen specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, të cilët arrestuan në flagrancë 45-vjeçarin për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, informoi policia.

Në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 63-vjeçar pasi në makinën që po udhëtonte iu gjetën të fshehura në bagazh, disa bombola me gas freon (gas frigoriferi), të padeklaruara në autoritetet doganore - të dyshuara të kontrabanduara.

 “Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore, në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Korçë, iu gjetën të fshehura në bagazh, disa bombola me gas freon (gas frigoriferi), të padeklaruara në autoritetet doganore, të dyshuara të kontrabanduara. Bombolat e gazit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 63-vjeçarin për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, thuhet më tej në njoftim.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

______________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë