Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Foto ilustruese

Korçë- Dy raste kontrabande janë goditur nga Policia e Korçës, teksa u arrestuan 2 persona dhe po kaq të tjerë u morën nën hetim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, Kufirit dhe Migracionit kanë goditur një rast kontrabande bagëtish në zonën e kufirit shqiptaro-grek.

Në pranga kanë rënë E. M., 33 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, kurse nën hetim në gjendje të lirë është vendosur E. Z., 47 vjeç. Burime zyrtare sqaruan se ata janë kapur të tre në fshatin Tresenik, Devoll, me disa bagëti të trasha, që po i fusnin kontrabandë nga Greqia për në Shqipëri.

Gjithashtu Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori dhe nisi hetimin penal ndaj të dyshuarit F. G., për veprën "tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", pasi në çantën e tij të shpinës iu gjetën disa steka me cigare të dyshuara të kondrabanduara.

Gazetari i REPORT TV, Armand Braho informon se për të dy rastet, çështjet iu referuan organit të akuzës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025