Operacioni “Tispol”, në qarkun e Korçës ka si qëllim kontrollet tek drejtuesit e mjeteve të transportit publik dhe tek automjetet.
Në njoftimin e Policisë thuhet se janë kontrolluar 120 automjete dhe janë vendosur 12 masa.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet e Policisë Rrugore në kuadër të planit operacional “TISPOL”.
Kontrollet janë fokusuar tek drejtuesit e mjeteve të transportit publik.
Ato kanë konsistuar në kontrollin e dokumentacionit, kushtet të cilat këto mjete i'u ofrojnë qytetarëve, kapacitetet mbajtëse, respektimin e orarit, kushtet e licencave.
Gjithashtu ndaj drejtuesve të mjeteve, janë kryer edhe teste për pijet alkoolike.
Në të gjithë Qarkun Korçë, janë ngritur pika kontrolli, të cilat kanë qenë dhe do të jenë funksionale në segmente dhe orare të ndryshme të ditës.
Janë kontrolluar gjithsej 120 mjete të shërbimit të transportit të udhëtarëve. Disa nga rezultatet e këtyre kontrolleve paraqiten si më poshtë:
Janë vendosur 12 masa për marrje pasagjerësh jashtë vendeve të përcaktuara.
Janë vendosur 6 masa për përdorim të mjeteve të përdorimit vetjak, për transportin e udhëtarëve.
4 masa për mungesë siguracioni.
2 masa për ndryshim të destinacionit të përcaktuar në lejen e transportit.
Si edhe 1 masë administrative ndalimi, për ndyshime konstruktive të mjetit dhe ushtrim si mjet taksie, pa lejen përkatëse.
Kontrollet të tilla do të ketë edhe në ditët e tjera në vijim.