TIRANË - Të paktën 30 fëmijë në fshatin Rrëmbec të komunës së Pojanit në Korçë përballen çdo ditë me rrezikun e shembjes së ndërtesës ku ata zhvillojnë mësimin parashkollor.
Vogëlushët më i madhi prej të cilëve nuk i kalon 5 vjeç çdo ditë qëndrojnë mes lagështirës, copërave që shkëputen nga tavani i amortizuar, dritareve të thyera e pa energji elektrike .
Mendohet se ky ambient duhet të ishte i dashur për ta, të ishte vendi ku argëtoheshin e mësonin por për vogëlushët këtu është i vështirë qëndrimi.
Prej vitesh në këtë ndërtesë nuk është vënë dorë ndaj dhe gjendja aktuale tregon qartë atë që ndodh këtu e që shqetëson prindërit e gjyshërit e vogëlushëve
“Po ta marrësh gjendjen e kopshtit në Rrëmbec është në gjendje mjerane. Prej shumë muajsh janë pa xhama, vetëm me plastmasë. A mund të rrijë fëmija në atë formë?! Le pastaj që pikon nga lart. Megjithatë punuan ca fshatarë që e ndërtuan me forcën e tyre. Nuk është normale.”-shprehet një banor i kësaj zone.
Sipas të dhënave ndërtesa dhjetëra vjeçare e kopshtit nuk ka njohur asnjëherë dorën e investimeve apo restaurimeve ndërsa shpesh persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar ambientet e saj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO