Korçë, kriza ekonomike ndikoi në
mbylljen e 150 bizneseve për 2013

KORCE- Kriza ekonomike vijon të ndikojë në mbylljen e bizneseve në rajonin juglindor të Korçës. Janë të shumtë ato biznese të cilat nuk arrijnë të likuidojnë as taksat e jo më të sigurojnë fitimin dhe kjo është arsyeja që i çon ata drejt falimentimit.
 
Megjithatë, me ndryshimin e paketës së re fiskale, ku theksohet se “kush fiton më shumë paguan më shumë dhe kush fiton më pak paguan më pak”, është vënë re një tendencë në rritje të çeljes së biznesve të reja.
 
Gjatë periudhës së vitit 2013, gjithsej në qarkun e Korçës janë hapur rreth 180 biznese ndërsa janë mbyllur 150 prej tyre dhe shkaku kryesor mbetet kriza ekonomike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët paguajnë klauzolën, Myrto Uzuni largohet nga Evropa

Amerikanët paguajnë klauzolën, Myrto Uzuni largohet nga Evropa