Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën Korçë- Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur e vdekur në vend një 23-vjeçare me iniciale Fabiola Qëndraj dhe është plagosur pasagjeri 29-vjeçar.

Siç bën të ditur edhe policia, nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe 29-vjeçari E.M.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Leshnicë kur automjeti me targa AA 282 MG si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka dalë nga rruga.

I plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën mjekësore të specializuar, pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

aksident korce

aksident korce

aksident korce

aksident korce

Ja njoftimi i policisë
Informacion paraprak: 
Më datë 24.04.2016, jemi njoftuar se në aksin rrugor, Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident, ku një mjet tip "Mercedes-Benz" me targa AA 282 MG, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar, drejtuesja e mjetit shtetasja :
-F Q, rreth 23 vjeç banuese Vlorë, e cila ka nderruar jetë. 
Si dhe shtetasi 
E. M, rreth 29 vjeç banues në Pogradec, pasagjer në mjet, i cili u nis në Tiranë, në gjëndje të rëndë shëndetësore. 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Emri i drejtueses së mjetit, nga të dhënat paraprake është Fabiola Qëndraj.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)