KORÇË - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec ku një automjet me targa AA 075 EG ka përplasur një biçikletë.
 
Si pasojë e aksidentit, u plagos fillimisht në gjendje të rëndë drejtuesi i biçikletës Roland Trungu, banues në Bulgarec. Por edhe pse ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nisi punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa shoqëroi edhe drejtuesin e automjetit Algert Gerboti. Ai ishte larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, duke u shpallur nër kërkim nga policia e Korçës.

Pas punës hetimore u arrit të ndalohet Gerboti, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)