KORCE - Një automjet është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në aksin e vjetër Korçë - Ersekë, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht personat që udhëtonin nuk kanë marrë dëmtime.

Dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik i automjetit, i cili ka shkaktuar flakët në ecje e sipër.

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Ende nuk dihet saktë sa persona kanë qenë në makinë.