KORÇË - Një kambist është grabitur dhe dhunuar nga persona të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë marrë rreth 8 milionë lekë. Ngjarja ka ndodhur në Korçë ku kambisti Gaqo Milcani është është dhunuar nga persona personat e maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, duke i marrë shumën e parave.
Si pasojë e dhunës së ushtruar Milcani ka marrë plagë të rënda në kokë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autorët e kanë goditur me qytën e armës kambistin dhe pasi i kanë marrë paratë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për identifikimin e autorëve si dhe arrestimin e tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com