Korçë/ Mbetet stok 80% e ‘qepës së ujit’, fermerët: S’rezistojnë më, do i hedhim në kanal

Fermerët e fshatit Porodinë, i cili ndodhet vetëm 5km larg Korçës siç shihet në pamje kanë hapur dhe po seleksionojnë qepët e mbetura stok.

Rreth 70-80% e qepëve të zonës nuk po tregtohet. Bëhet fjalë për varietetin e “qepës së ujit” e cila nuk është rezistente ndaj qëndrimit të gjatë. Veiz Mysollari dhe Adil Lika dy prej fermerëve më të mëdhenj të zonës shprehen se kanë qindra kuintal qepë të cilat rrezikojnë të hidhen në kanal, pasi fundi i muajit shkurt sjell dhe degradimin e magazinimit të tyre.

‘Ne sot kemi në stok 300 kuintal. Nuk ka treg, nuk vijnë makinat ti marrim. Nuk kanë fitim as ata të punojnë. Momentalisht me 65 lekë. Pas dy javëve hidhet e tëra në kanal’,- janë shprehur fermerët.

Dy fermerët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e mbulimit të tregut nga qepa serbe. Çmimi me shumicë është rreth 60 lekë por për kostot dhe shpenzimet e tyre  çmimi duhet të ishte me 120 lekë.

'Me 600 (60 lekë) na i kërkojnë me 500 por ne me 600 (60 lekë) i japim. I lamë lopët iu futëm qepës e lam qepën iu futëm preshit. Pa llogari zbëhet. Vetëm një 1kg qep vajti 300 mijë (30 mijë) lekë',- tregojnë ata.

Fshati Porodinë ka rreth 10 kultivues të mëdhenj së kulturës më të hapur bujqësore qepës teksa në zonë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri bujqësor ende pa u shitur qepa e vitit të kaluar.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 28/02/2024 21:27

    180-200 leka është qepa në Shkodër! Ngarkoni bre në kamion dhe hap krahun diku se i shet brenda ditës me 100 lekë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës